Vetura e godet këmbësorin në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Prizren, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Rasti ka ndodhur në fshatin Piran të Pizrenit, ku viktima është goditur nga vetura në lëvizje.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Policia ka theksuar se rasti është duke u hetuar.

loading…