Veton Surroi thotë se “koalicioni i shpresës” është afër

Sipas publicistit Veton Surroi, marrëveshja në mes të Lëvizjes Vetëvendosje  dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është afër.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Surroi ka thënë se marrëveshja e koalicionit në mes të këtyre dy partive është më afër se ç’mendohet dhe më larg se ç’duhet të jetë.

“Marrëveshja e koalicionit mes LVV dhe LDK është më afër se ç’mendohet dhe më larg se ç’duhet të jetë”, ka shkruar ai.