VIDEO

“Vetmi” publikohet nga Cricket, Bardhi dhe Sardi

Cricket, Bardhi dhe Sardi kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor që u lansua sot (e premte).

“Vetmi” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë shoqëruar me një video.

Teksti dhe melodia u realizua nga vet Bardhi me muzikë dhe producim nga Donat Prelvukaj (emri i vërtetë).

Foto: Screenshot/YouTube

Për masterizimin duhet theksuar që u kujdes Lorenc Aliaj.

Kjo këngë tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pritet mirë nga publiku.

Foto: Screenshot/YouTube

Cricket gjatë këtij viti ka sjell edhe disa këngë të tjera që morën vëmendje të madhe e u bënë hite.

Bardhi nga ana tjetër ka qenë mjaft i angazhuar me mbrëmje e koncerte.