Vetëvritet një person në Breslac të Gjilanit

Një person ka kryer vetëvrasje sot në mesditë në fshatin Bresalc të Gjilanit.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka bërë të ditur se viktima është i gjinisë mashkullore dhe është shtetas i Kosovës, ndërkohë ende nuk dihet mosha dhe motivi pse ka kryer vetëvrasje.

“Po, mesditen e sotme një person ka bërë vetëvrasje në Bresalc të Gjilanit”, tha Hashani.