Vetëvritet 60’vjeçari në Prishtinë, ishte punëtor i KFOR’it

Një person me shtetësi britanike, që ka punuar në KFOR është gjetur i varur sot në Prishtinë. Rastin për Express e kanë konfirmuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 09:00, në rrugën “Behie Dashi” në Prishtinë.

Bëhet fjalë për viktimën mashkull, rreth 60 vjeç.

“Viktima një mashkull rreth 60 vjeç, shtetas i huaj, është gjetur i varur me litar ne shtëpinë ne të cilën dyshohet se ka qene duke banuar i vetëm”, kanë deklaruar nga PK.

Njësitet policore kane dale ne vendin e ngjarjes dhe aktualisht kane nisur një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje