Vetëvrasjet te të rinjtë japonezë thyejnë rekordin 30 vjeçar

Vetëvrasja te të rinjtë në Japoni ka shënuar shifrat më të larta në tri dekadat e fundit.Kështu ka bërë të ditur Ministri i Arsimit, duke treguar se në vitin 2016/2017, 250 fëmijë të shkollave fillore kanë kryer vetëvrasje, raporton BBC.

Ky numër është pesë fish më i lartë se vitin e kaluar, dhe më i larti i regjistruar që prej vitit 1968. Fëmijët kanë raportuar probleme familjare, si dhe ngacmime nga bashkëmoshatarët në shkolla.