detaje

Vetëvrasja e zyrtarit të FSK-së, policia jep detaje

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje pas rastit tragjik që ka ndodhur dje në Prishtinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se dje rreth orës 16:00 kanë hasur në viktimën që dyshohet se ka kryer vetëvrasje, në parkun e Arbërisë.

Vdekjen e të njejtit e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion.

“Prishtinë 27.12.2020-14:18. Rreth orës 15:55 njësiti policorë  në parkun e Arbërisë ka hasur viktimën mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte kryer vetëvrasje. Vdekjen e  viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.