Vetëvendosjes i shtohen 500 anëtarësime të reja

Ish- deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, ka treguar se 500 anëtarësime të reja kanë ardhur në partinë e tyre, shkruan Ballkani.info.

Batusha ka thënë se këto anëtarësime vijnë nga Gjakova, në secilin fshat apo lagje.

“Sot, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjakovë, pranoi 500 kartelat e antarësimeve të reja.

Antarësime nga çdo lagje në qytet dhe çdo fshat, kjo është Lëvizja e të gjithë qytetarëve, e shtrirë në çdo kënd të komunës sonë dhe e gatshme për fitoren plebishitare. #kurti2”, ka shkruar Batusha në Facebook.