Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se sot i është bashkuar anëtari më i ri Kujtim Thaçi.
Sipa njoftimit të Vetëvendosjes Thaçi është nga Podujeva dhe është Doktor Shkence.
Ai është profesor asistent në Kolegjin e Shkencave Mjekësore “Rezonanca”.
Vetëvendosje thotë se Kujtimi është vlerë e shtuar për këtë subjekt politik.
Postimi i plotë:
Sot, Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Besianë ju bashkua edhe anëtari më i ri Kujtim Thaçi. Kujtimi ka studiuar Farmaci në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërkohë studimet postdiplomike i ka përfunduar në Universitetin e Zagrebit. Me temën “Glikozilimi i imunoglobulinës G te pacientët me karcinomë kolorektale” ai mori titullin Doktor i Shkencës.
Aktualisht është profesor asistent në Kolegjin e Shkencave Mjekësore në Kolegjin “Rezonanca”, ndërkaq ka marr pjesë dhe në projekte ndërkombëtare të hulumtimit dhe është i kyçur në projektin e madh botëror për hulumtimin shkencor të karbohidrateve “Glycom Project” si përfaqësues i Republikës së Kosovës.
Kujtimi është vlerë e shtuar për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dija dhe profesionalizmi i tij do të ndihmoj zhvillimin e politikave tona.
Kujtimi vjen nga Besiana, është i martuar dhe ka dy fëmijë.







