Vetëvendosje vazhdon fushatën online kundër Thaçit

Grupi i nisur në Facebook nga militantë të Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdon me fushatë online kundër presidentit Thaçi, fushatë kjo e ngjashme me atë nga grupe nacionaliste nga Serbia, nëpër rrjete sociale.

Së fundmi, në një postim në grupin në Facebook të quajtur #meKryeministrin ka pasur thirrje për reagime të ashpra online kundër postimit të presidentit Thaci, në të cilin u bëhet thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar dhe t’i zbatojnë në mënyrë rigoroze masat e vëna nga institucionet.

Ky grup njihet edhe për fushata të tjera, si ajo homofobike kundër të dërguarit të presidentit Trump për dialogun, Richard Grenell.