Vetëvendosje thyen heshtjen, bën thirrje që të votohet 127 dhe Albin Kurti

“I/E Nderuar

Me daten 14 shkurt mbahen zgjedhjet gjihe popullore ne RKS. Mbajeni distancën dhe votoni për referendum  #127 Lëvizja VETËVENDOSJE #1 Albin Kurti”.

Ky është mesazhi që sot ka mbërri në telefonët e banorëve të Kosovës nga Vetëvendosje.

Bazuar në këtë veprim Lëvizja e Albin Kurtit ka thyer heshtjen zgjedhore në ditën kur partitë e kanë të ndalur të bëjnë thirrje për ta votuar një subjekt, apo kandidat, shkruan Gazeta Insajderi.

Në të njëjtin mesazh bëhet thirrje që të votohet kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, ndonëse i njëjti nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se askush nuk mund të kandidojë për deputet nëse në tri vitet e fundit ka vendim të prerë për ndonjë vepër penale.

Lëvizja Vetëvendosje e ka thyer heshtjen edhe gjatë ditës kur ka mbajtur një tubim tubim me simpatizantë në një hotel në qendër të Prishtinës.