Vetëvendosje thotë se Qeveria ka privatizuar dhe degraduar Kushtetutën

Në Ditën e Kushtetutës, Lëvizja Vetëvendosje po thotë se ajo është shkelur dhe privatizuar nga pushteti.

Ky subjekt sot ka mbajtur një konferencë për media.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, tha se sistemi i drejtësisë në vend ka dështuar dhe për vite me radhë Kushtetuta është privatizuar nga pushteti.

“Për 11 vjet Kushtetuta e Kosovës është privatizuar nga pushteti ekzekutiv i vendit. Të jesh qytetar i Kosovës është e vështirë meqë me Kushtetutë nuk mbrohen të drejtat tona siç duhet të ishte. Sistemi i drejtësisë është i dështuar në vend, ani se një gjë e tillë garantohet për të funksionuar në të mirë të qytetarëve”, tha ajo.