Vetëvendosje: Të mos vazhdohet kontrata e Telekomit me Z-Mobile

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që nga e hëna të mos vazhdohet kontrata e Telekomit dhe Z-Mobile, dhe menjëherë të të fillojnë procedurat për kthimin e fondeve, siç i quan ky subjekt, të plaçkitura përmes kësaj kontrate.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media deputeti i këtij subjekti, Liburn Aliu.

Ai tha se heshtja e bordit të Telekomit të Kosovës është shumë shqetësuese pasi kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë për fatin e Telekomit të Kosovës.

“Tanimë është e qartë që kemi të bëjmë me një kontratë ku Z-Mobile mund të marrë sa të dojë dhe kur të dojë nga Telekomi i Kosovës. Kjo kontratë i ka shkaktuar humbje të mëdha Telekomit. Të gjitha faktet dëshmojnë se kjo kontratë është krimi më i madh politik. Ne kërkojmë që kjo kontratë të mos vazhdohet me asnjë kusht dhe menjëherë të fillojnë procedurat për kthimin e fondeve të plaçkitura përmes kësaj kontrate”, tha ai.

loading…