Vetëvendosje: Të gjithë dolën gabim, Gjykata Komerciale u funksionalizua për 1 vit

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, deklarojnë se dolën të gjithë gabim ata që që thanë se Gjykata Komerciale s’mund të funksionalizohet para 5 viteve dhe e njëjta u funksionalizua pas 1 viti.

VV thotë se funksionalizimi i saj është falë këmbënguljes së qeverisë, mbështetjes në Kuvend dhe bashkëpunimit me KGJK-në.

Postimi i plotë:

Edhe një zotim i realizuar!

Gjykata Komerciale filloi punën këtë javë.

Nëpër debate e shkrime të ndryshme thuhej se nuk mund të funksionalizohet para 5 viteve, dolën gabim që të gjithë.

Në korrik të vitit të kaluar qeveria e procedoi në Kuvend ligjin për themelimin e kësaj gjykate, kurse tash, pas 1 viti, ajo filloi punën.

E gjithë kjo falë këmbënguljes në qeveri, mbështetjes në Kuvend, bashkëpunimit në Këshillin Gjyqësor, dhe programit të USAID për drejtësi komerciale.

Procedurat e stërgjatura nëpër gjykata, mungesa e profesionalizmit dhe ekspertizës, i kanë dëmtuar bizneset për një kohë të gjatë. Mesatarisht janë 500 raste të kontesteve mes bizneseve në vit, të cilat tash do të zgjidhen shumë më mirë dhe më lehtë përmes Gjykatës Komerciale.

Punë të mbarë gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, urojmë ta kryejnë punën me nderë.