Deçani njihet si bastioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo, meqë kryetari i saj, Ramush Haradinaj vjen nga ky qytet.

AAK fitoi aty, por ky subjekt me rezultat doli më keq se dy vjet më parë.

Ajo mori 7 mijë e 589 vota, 2 mijë e 599 vota më pak se më 2019.

Për dallim nga ky subjekt, Vetëvendosje në këtë qytet ka pasur sivjet 2 mijë e 585 vota më shumë se zgjedhjet e kaluara.

Por, në AAK mohojnë se votuesit e tyre kanë kaluar tek partitë tjera.