Vetëvendosje rivalizon për herë të parë Rufki Sumën në Han të Elezit

Rufki Suma nuk është më kryetar ideal edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.

Për herë të parë ky subjekt ka vendosur qe t’i bëjë rival kandidatit të pavarur për Kryetar të Hanit të Elezit.

Është Sherif Berisha ai që do ta rivalizojë, ndonëse Suma nuk shqetësohet.

Sipas tij VV pas fitores në nivel qendror ka marr zemër, andaj mendon se do ta fitojë edhe komunën.