Vetëvendosje publikon sloganin për zgjedhjet e 6 tetorit

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do ta ketë sloganin ( ErdhiDitaV).

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është kandidat për kryeministër ka publikuar këtë slogan në profilin e tij në Facebook.

Nga kjo parti, garës për deputetët do t’i hyjnë 110 kandidatë, pjesë e listës zgjedhore është edhe kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 6 tetor. Organizimi i këtyre zgjedhjeve buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë afro 6 milionë euro.

loading…