Vetëvendosje publikon letrën që Albin Kurti ia shkroi sot Isa Mustafës. A merr fund çdo gjë këtu?

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën që sot Albin Kurti i ka nisur Isa Mustafës, kreut të LDK-së.

Kurti i ka thënë Mustafës se është për të ardhur keq se si ai ka vendosur që të ndalë bisedimet për koalicion, duke thënë se e ka detyruar që të shkruaj letra.

Ai i ka bërë thirrje që të kthehen e të diskutojnë për koalicion.

Lideri i LV-së më tutje i ka bërë të qartë Mustafës se nuk do të diskutojnë për kryeparlamentarin, pasi që sipas tij kjo do të ishte jodemokratike.