VV

Vetëvendosje ngushëllon familjarët e policit të vrarë në krye të detyrës

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për rastin tragjik që ka ndodhur sot në Istog.

Në reagimin e VV-së shkruan:

Lëvizja VETËVENDOSJE! ngushëllon familjarët dhe të afërmit e policit të vrarë ne krye të detyrës, Izet Demaj. Ngjarje të tilla janë të dhimbshme për të gjithë qytetarët e Kosovës. Izet Demaj ka qenë edhe ushtar i UÇK-së, dhe si shoqëri e si komb duhet ta respektojmë si dëshmor i mbrojtjes së rendit e ligjit.

Vështirësitë e punës në polici janë të mëdha, dhe rrogat e të ardhurat të pamjaftueshme krahasuar me punën që e bëjnë. Për rastin në fjalë, do të kërkojmë nga autoritetet që familja e policit të vrarë të ndihmohet nga shteti në vazhdim.

Edhe një herë, ngushëllime gjithë qytetarëve të Kosovës, gjithë policëve të Republikës tonë, dhe familjarëve të policit Izet Demaj.