Vetëvendosje me 19 deputetë të rinj në Grupin Parlamentar (Emrat)

Nëntëmbëdhjetë nga 31 deputetët e Vetëvendosjes do të jenë të rinj në Grupin e saj Parlamentar. Arben Vitia, Hekuran Murati, Hajrullah Çeku dhe Fitim Uka janë emra e ri të në Kuvend.

Nën siglën e VV-së, këtë legjislaturë kanë hyrë edhe Mimoza Kusarin, Shpejtim Bulliqin e Labinotë Demin, të cilët më parë ishin në parti të tjera.

Partia politike e cila, sipas rezultateve preliminare, i fitoi zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje, ka arritur të fitojë hiç më pak se 31 mandate në Kuvendin e Kosovës. Tetëmbëdhjetë nga të cilët janë deputetë të rinj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Disa nga ta janë Arben Vitia, Hekuran Murati, Haki Abazi, Hajrulla Çeku, Fitim Uka, Jahja Koka etj.

Arben Vitia, anëtar i Vetëvendosjes nga viti 2010 dhe aktualisht anëtar i kryesisë së saj, ka arritur të grumbullojë më së shumti vota nga deputetët e rinj të Vetëvendosjes, gjithsej 25,711 sosh. Gjatë viteve 2013-2018, Vitia ka qenë drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës.

Hekuran Murati, një ndër ekspertët në fushën e financave dhe çështjeve ekonomike në vend, ka kandiduar për herë të parë për ulëse në Kuvendin e Kosovë dhe e ka siguruar atë duke grumbulluar saktësisht 22,847 vota. Murati ka punuar në Ministrinë e Financave si shef i Divizionit të Borxhit Publik, e më vonë si konsulent në Bankën Botërore. Ai gjithashtu ka punuar edhe në Bankën Qendrore të Kosovës.

Mimoza Kusari-Lila, deputetja e re nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, por jo në mandatin e saj të parë. Ajo ishte bërë deputete edhe në legjislaturën e gjashtë dhe në vitin 2010 ka qenë gruaja më e votuar në Kosovë. Kësaj here, Kusari-Lila ka marrë 22,131 vota me Lëvizjen Vetëvendosje. Gjatë viteve 2011-2013, Kusar-Lila, ka qenë ministre e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ndërsa në vitin 2013, ka fituar zgjedhjet në Gjakovë duke u bërë gruaja e parë kryetare e një komunë në Kosovë.

Haki Abazi , ish-drejtori i fondacionit “Rockefeller Brothers” ka arritur të marrë 15,450 vota duke siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës në tentativën e tij të parë. Aktualisht, Abazi mban pozitën e drejtorit të programit në Programin Zhvillimor në Pakistan të financuar nga USAID.

Yllza Hoti, deputetja e re e cila grumbulloi vota mjaftueshëm për t’u futur në Kuvendin e Kosovës pa ndihmën e kuotës gjinore. Ajo mori 14,605 vota.

Mefail Bajqinovci, gazetari i cili u angazhua në shtator të këtij viti në Lëvizjen Vetëvendosje, arriti të grumbullojë 14,453 vota. Bajqinovci është i angazhuar në gazetari hulumtuese dhe ka përfunduar studimet për Komunikim Masiv në AAB.

Hajrulla Çeku, ish-zv.ministri i Turizmit dhe Mjedisit në qeverinë e Shqipërisë. Ka grumbulluar 12,056 vota në zgjedhjet e tetorit, duke i siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Gazmend Gjyshinca, deputeti i ri i Vetëvendosjes i cili mori 12,050. Gjyshinca ka marrë pjesë në vizita studimore dhe përvoja pune në institucione si: Universiteti i Parisit-Sorbonës, Universiteti i Gothenburgut, Parlamenti Evropian në Bruksel, Qeveria e Turqisë, si dhe në Kuvendin e Kosovës.

Jahja Koka, fizikani i cili ka qenë i kyçur në projekte shkencore të financuara nga NASA, LITTON dhe DARPA, ka marrë 12,024 vota në kandidaturën e tij të parë për deputet. Aktualisht, Kokaj është profesor i Laboratorit të Laserëve në Kuvajt.

Artan Abrashi, aktivisti i Vetëvendosjes që nga viti 2005 i cili aktualisht është edhe anëtar i kryesisë, ka arritur të bëhet deputet duke marrë 10,256 vota. Abrashi nga viti 2018 ushtron funksionin e Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Shpejtim Bulliqi, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e pestë, në kandidimin e fundit nga radhët e Vetëvendosjes ka marrë 10,087 vota.

Labinotë Demi–Murtezi, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e pestë, në kandidimin e fundit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 13,392 vota. Ka qenë këshilltare në Kuvendin Komunal të Gjilanit dhe drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit.

Arbëreshë Hyseni, gazetarja e cila përfundoi studimet si bursiste në Universitetin e Gentit në Belgjikë, ka grumbulluar 8134 vota, mjaftueshëm sa për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Fitim Uka, është ligjërues i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, themelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale e Mjekësore, si dhe botues i revistës psikologjike “Psika”. Ai i ka grumbulluar 7,920 vota.

Fitim Uka është 32 vjeç dhe i ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Freiburgut në Gjermani ndërkaq studimet e post-doktoraturës në Universitetin e Illinois në ShBA. Paraprakisht, studimet bazike për psikologji i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës kurse studimet master në Universitetin Ludvig Maximilian të Munichut.

Fjolla Ujkani, anëtarja e Vetëvendosjes nga viti 2017, ka grumbulluar 7880 vota duke u bërë një nga deputetet e para të Kuvendit të Kosovës.

Alban Hyseni, anëtari i Vetëvendosjes nga viti 2010, ka grumbulluar gjithsej 7735 vota duke u siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Enver Haliti, është veterna i luftës, i cili në vitin 2014 ka udhëhequr me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, pastaj Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Ferizaj, ndërsa në vitin 2016 bëhet pjesë e Asamblesë Komunale në Ferizaj. Ai i është bashkuar Vetëvendosjes në vitin 2017, e në zgjedhjet e tetorit mori 7704.

loading…