Disa orë më parë grupet opozitare, LDK dhe Vetëvendosja, kanë bërë kërkesë për Seancë të Jashtëzakonshme.

Por doli që listat me nënshkrimet e mbledhura (që duhen të jenë 40 nënshkrime), ishin të vjetra rrjedhimisht të manipuluara nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo u vërtetua edhe me konfirmimin e deputetes Mimoza Kusari dhe Ilir Dedës që mohuan se kanë nënshkruar listën e deputetëve për thirrjen e Seancës të Jashtëzakonshme, shkruan Ballkani.info.

E pas mbledhjes së Kryesisë që u thirr para fillimit të seancës të thirrur nga opozita, Kryeparlamentari Veseli tha se është refuzuar kjo kërkesë, pasi që me manipulimin e nënshkrimeve nga LDK, deputetët po krijojnë precedent.

E si kundërshtim i këtij vendimi ka ardhur reagimi i opozitës, ku deputetët e Vetëvendosjes janë larguar nga Kuvendi në shenjë proteste. /Ballkani.info/