Vetëvendosje kundër privatizimit të Telekomit

Sot Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe Drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike dhe Postare, Fatban Bunjaku, u takuan me Kryetarin e Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, dhe anëtarët e Kryesisë, Shpëtim Zharku dhe Naim Haliti.

Në takim sipas njoftimit për media u bisedua rreth vendimit të qeverisë për nisjen e procesit të privatizimit, moszbatimin prej 6 muajsh të rezolutës së Kuvendit dhe situatës së punëtorëve.

“Qeveria nuk ka pasur as interesimin dhe as vullnetin për ta zgjidhur krizën e sajuar brenda Telekomit. Kontrata abuzive me Z-mobile, keqmenaxhimi dhe shfrytëzimi brutal i kapaciteteve të ndërmarrjes për interesa krejtësisht private duhen zgjidhur nga institucionet e Kosovës. Për këtë nuk duhet të ketë kompromis. Përfshirja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerësimin e gjendjes së ndërmarrjes me kusht nisjen e procesit të privatizimit për Telekomin është i papranueshëm.Problemeve të menaxhimit qeveria po i qaset a thua se ato janë fakt i dhënë, i pandryshueshëm. Mbipunësimet partiake në Telekom nuk i shkaktuan punonëtorët profesionistë por segmente të partive të pushtetit. Bordet drejtuese cilësisht të dobëta, pa integritet u emëruan e votuan nga të njëjtët. Vijimin e kontratës abuzive me Z-mobile po e paraqesin si fatalitet ndërkohë që kanë përgjegjësitë dhe instrumentet për ta ndalur”, thuhet në kumtesë.