Lëvizja Vetqvendosje ka kujtuar rezistencën heroike të minatorëve të Trepçës në 30 vjetorin e gravës tetë ditëshe.

Kjo grevë u vlerësua si ngjarja më e rënësishme pas protestave studentore të 81’ës, e cila mobilizoi popullin në rezistencë ndaj agresionit të Serbisë.

Nga kjo parti gjithashtu u tha se Trepça ka potencialin që sërish të kontribuojë në nxjerrjen e një të ardhme për shqiptarët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovë, por nuk është se po punohet në atë drejtim

“Sot kujtojmë rezistencën heroike të minatorëve të Trepçës, grevën që shënoi fundin e Jugosllavisë dhe fillimin e çlirimit nga Serbia. Pas ngjarjes së studentëve në 81, kjo është ngjarja tjetër e rëndësishme që edhe e shënoi Kosovën në hartën ndërkombëtare, edhe e mobilizoi popullin në rezistencë ndaj agresionit të Serbisë. Ato tetë ditë të grevës, në zgafellën e errët të minierës së Stantërgut, kujtohen si ditë që nxorrën në dritë atë që është më e çmueshme për një popull: besimin se një luftë e përbashkët drejt çlirimit nga një Serbi okupatore, e shoviniste – është i mundshëm, dhe kjo na bënë të jemi krenar në çdo përvjetor”.

“Sot, Trepça ka potencialin që sërish të kontribuojë në nxjerrjen e një të ardhme për shqiptarët dhe gjithë të tjerët që jetojnë në Kosovë, por nuk është se po punohet në atë drejtim. Qeveritarët e kanë lënë këtë ndërmarrje pa investime, e punëtorët me paga e pensione aq të ulëta sa nuk kanë siguri as të punojnë e as të banojnë në ato anë. Kjo duhet të ndryshojë, ndërmarrjes duhet t’i kthehen investimet e punëtorëve, minatorëve dinjiteti, në mënyrë që gjithë qytetarët të përfitojnë një të ardhme më prosperuese në këtë vend”.