Vetëvendosje kritikon sërish Hotin: Ju mori goja në Uashington, Vuçiqi fitoi gjithçka

Lëvizja Vetëvendosje edhe sot ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për nënshkrimin e marrëveshjes në Uashington.

Nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi, në një konferencë për media ndërsa e quajti Hotin kryeministër jolegjitim, tha se ai edhe pse premtoj se do ta marrë me vete në dialog një ekip që njeh ekonominë, por shkoj pa ta.

Bislimi tha se Hoti nuk solli as normalizim as njohje.

“Ju mori goja, nuk e tha asnjë fjalë në interes të Kosovës, dhe ja la terrenin Vuçiqit që të marrë gjithçka pa dhënë absolutisht asgjë”, tha Bislimi në konferencë shkruan Reporteri.net.

Ai tha se dialogu asnjëherë dhe në asnjë rrethanë s’ka qene i ndikuar nga mungesa e bashkëpunimit ekonomik mes dy palësh.

Kurse Hekuran Murati nga VV tha se ekonomia nuk ka qenë asnjëherë problem mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se edhe ato pak gjëra ekonomike nuk janë në favor të Kosovës por të Serbisë.