Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se vota e Etem Arifit mund ta rrëzojë Qeverinë e Avdullah Hotit

Ani pse i është konfirmuar një dënim me burgim Etem Arifi, vazhdon të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Madje ai votoi edhe pro qeverisë që për kryeministër ka Avdullah Hotin.

E ky fakt ka nxitur LVV që votën e deputetit Etem Arifi ta kontestojë.

Një ditë më parë ky subjekt politik iu drejtua edhe Gjykatës Kushtetuese.

Por, Lëvizja Vetëvendosje nuk po e konteston vetëm votën e këtij deputeti nga radhët e pakicave.

Partia që e drejton Albin Kurti,  në Gjykatë Kushtetuese, po paralajmërojnë që do të dërgojnë edhe votën e një deputeti tjetër.

Ndërkohë, sipas juristëve ka bazë që vota e deputetit Etem Arifi të kontestohet.

Kushtrim Palushi tregon se cili mund të jetë vendimi i mundshëm i Kushtetueses.

T7 ka pyetur edhe KQZ-në për mënyrën se si është certifikuar deputeti nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim. Por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.  

E përgjigje ka refuzuar të japë edhe vet Etem Arifi.

Ndërkohë zyra Ligjore e Kuvendit të Kosovës i ka dhënë të drejtë deputetit Etem Arifi që të vazhdojë të jetë deputet i Kuvendit.