Vetëvendosje ia feston ditëlindjen Mimozës në Kuvend

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila sot feston ditëlindjen e 45. Fati deshi që gjatë gjithë ditës të jetë në hapësirat e Kuvendit pasi u mbajtën dy seanca.

Megjithatë, kolegët e saj nga Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje u kujdesën që t’ia festojnë ditëlindjen kryetares së Alternativës e cila është pjesë e grupit të tyre në Kuvend.

“Ditëlindja në Kuvendin e Kosovës. Faleminderit grupit parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje! për urimet dhe respektin”, shkroi Kusari-Lila në Facebook, ku bashkëngjiti edhe fotot.

Një kek i vogël, dy qirinj, buzëqeshje dhe foto për kujtim për këtë ditëlindje për ish-kryetaren e Gjakovës.

https://www.facebook.com/mimozakusari/posts/10157162914225916