Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se disa analistë kanë keqkuptuar rolin e tyre.
“Roli i tyre nuk është me qëndru në distancë e të flasin për Kosovën sikurse të mos ishte vendi i tyre 🙁 flasin sikurse dikush i huaj. Ejani e ndalim bashkë Thaçin. Nëse Kuvendi është vendi ku Thaçi nuk ndalet, ejani në sheshe bashkë nëse përnjëmend e keni hall Kosovën!”, ka shkruar Haxhiu.
Sigurisht se Haxhiu këtë postim e ka bërë pas debatit të ashpër sonte ndërmjet analistit Astrit Gashit dhe deputetit të VV-së, Liburn Aliu.
Ata të dytë në këtë debat u përplasën lidhur me mos-organizimin e protestave ashtu siç kishte premtuar Vetëvendosje. /Ballkani.info/







