Qeveria

Vetëvendosje i çon porosi Nismës se nuk e merr në Qeveri

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka paralajmëruar se vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje.

Duke iu referuar vendimit të Supremes e cila refuzoi ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për votat e ardhura nga Serbia, dhe kalimin e pragut nga Nisma Socialdemokrate, ajo ka shkruar se “pazari kaloi pragun”.

Mulhaxha-Kollçaku duke iu përgjigjur një komentuesi, ka shkruar se “nëse është nevoja do të ketë përsëri zgjedhje.

“Jo për inat, por për parim! Nuk ka çkapje të shtetit me ju brenda. Pazari kaloi pragun”, ka shkruar ajo, duke shtuar se “pazari nuk kalon”.