Vetëvendosje e krahason Driton Selmanajn me Jabllanoviqin

Lëvizja Vetëvendosje e ka krahasuar me ish-ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq, zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj.

Në këtë mënyrë nga LVV-ja kanë kërkuar shkarkimin e tij njëjtë siç kishte ndodhur me ish-ministrin.

Ky reagim i tyre vjen pas tensioneve të sotme në Kuvend të Kosovës me hyrjen e Selmanajt në sallë.

Seanca është shtyrë derisa partia e Kurtit ka thënë se do ta kundërshtojnë përsëri hyrjen e zëvendëskryeministrit në sallë.