Ka nisur seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, kushtuar 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Të pranishëm në sallë janë të gjithë deputetët në përjashtim të Vetëvendosjes dhe Listës Serbe, ku për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kanë vendosur të bojkotojnë seancën.

Në seancën solemne të 11 vjetorit të pavarësisë i pranishëm është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.