Njihet mirë ofendimi i kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ndaj ish sekretarit të përgjithshëm të partisë së tij, Dardan Molliqajt. “Është bërë mikroborgjez!” – kishte thënë ai.

Por, në darkën e fundvitit Kurti duket shumë mirë duke pirë verë pranë ushqimesh të shumta në një atmosferë të tillë që ai qartë do ta përshkruante si “mikroborgjeze”. Është e qartë se të varfërit në Kosovë nuk ushqehen në këtë mënyrë, dhe nuk bëjnë darka të tilla.

Më tej, Kurti kishte sulmuar edhe Shpend Ahmetin për ndejën e tij në jaht me një biznesmen të pasur kosovar.