Lëvizja Vetëvendosje është duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit Hashim Thaçi për dekretim të Avdullah Hotit për kryeministër.

Në Kushtetuese vendimi është dorëzuar nga shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi dhe nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci.

Nagavci ka kërkuar që mos të votohet qeveria deri në vendimin e Gjykatës Kushtetueses.

Presidenti sot e ka dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës dhe formimin e qeverisë së re.

Seanca për votimin e Qeverisë së Kosovës do të mbahet të shtunën në orën 13. /Ballkani.info/