Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Drenasit në bashkëpunim me klubin e hendbollit “Drenica” në Drenas, organizon akademi përkujtimore më rastin e njëvjetorit të vdekjes së veteranit të hendbollit, Enver Demaku.
Akademia do të organizohet në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Drenas më 19 tetor 2023, duke filluar nga ora 11:00.
“Pjesëmarrja juaj e nderon kontributin shumëvjeçar të veteranit të hendbollit Enver Demaku”, thuhet në ftesën e Komunës së Drenasit.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë ngjarje përkujtimore do të shpaloset kontributi i madh i hendbollistit Enver Demaku, të cilit do t’i ndahet edhe një mirënjohje.
Të pranishëm në këtë akademi përkujtimore do të jenë edhe përfaqësuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Ish-hendbollisti i dalluar i Drenicës, Enver Demaku, ishte ikonë e klubit drenicas.
Demaku e kishte filluar karrierën sa ishte nxënës në shkollën fillore në vitin 1967.








