Veteranët thërrasin mbledhje urgjente pas arrestimit të Gucatit

Pas arrestimit të kreut të organizatës së veteranëve, OVL-UÇK ka thirrur mbledhje urgjente.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi që Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë në rrjetin social Facebook.

“Mbledhje urgjente e Kryesisë dhe e këshillit drejtues të OVL UÇK së në ora 15:00”, thuhet në njoftim.

Pas një aksioni në zyrat e veteranëve është arrestuar nga EULEX’i sot kreu i organizatës së veteranëve, Hysni Gucati.

I njëjta është nisur menjëherë për në Hagë.