Veteranët në oborr të Kuvendit, raportohet se pati një shpërthim aty

Gazetari i T7, Çlirimtar Morina raporton se te Kuvendi i Kosovës është dëgjuar një shpërthim, atje ku veteranët po protestojnë.

Veteranët tashmë janë futur në oborrin e Kuvendit. Atje po mban fjalim ushtruesi i detyrës së Kryetarit të OVL e UÇK’së, Faton Klinaku.

Ndryshe, Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj në një lidhje direkte në T7 tha se deputetët që kanë votuar PRO projektligjit që përcakton pagën minimale, nuk do t’i lejojnë të futen në Kuvend.

Shurdhaj tha se “të gjithë kanë ardhur të kundërshtojnë”, kur u pyet nëse do t’i lejojnë deputetët të futen brenda.

Shurdhaj paralajmëroi deputetët të mos ia mësyjnë Kuvendit.

“Mos të hyjnë këndej, se s’do t’i lejojmë”.