Veteranët ia kthejnë letrën Kurtit: Këto janë kushtet për hartimin e ligjit të ri

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i kanë kthyer letër Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit pas përjashtimit nga Ligji i Pagave.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL -UÇK-së Faton Klinaku e ka publikuar letrën drejtuar Kurtit në Facebook.

Siç thuhet në letrën drejtuar Kurtit, OVL-UÇK konsideron se ligji i ri për proces vlerësimi dhe verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare mund të bëhet, por ata konsiderojnë  se së pari duhet të plotësohen disa kushte:

-Duhet që aplikacionet apo dosjet e kategorive të luftës së UÇK-së të merren nga Prokuroria, sepse aty janë të dhënat e plota për secilin dhe vetëm në bazë të tyre bëhet kjo

-Duhet që nga gjykata të shpallet procesi i vlerësimit e verifikimit i pavlefshëm ose të kthehet në pikën zero

-Duhet të krijohet komisioni i ri qeveritar, i cili me komandantët apo zi ngjirin komandues të UÇK-së, si dhe përgjegjësit e të gjitha njësive do ta bënte këtë vlerësim dhe verifikim, por pse jo edhe nëse është e nevojshme të bëhet proces i ri aplikimi.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti i ka dërguar një propozim me shkrim ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, sipas të cilit propozohet që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.

Ndërkohë, derisa të përfundojë ky proces, si mbështetje shtesë, Kurti propozon përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar. /

Postimi i plotë i Klinakut:

Përgjigje letrës së Kryeministrit Albin Kurti

Shkresë nga OVL UÇK