Veteranët dhe Qeveria nuk gjejnë kompromis, paralajmërohen sërish protesta

As pas dy orë takimi veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Qeveria nuk kanë arritur që gjejnë gjuhë të përbashkët. 

Lajmin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të luftës, Faton Klinaku, përcjell Demokracia.com.

Ai ka treguar se po presin që të marrin propozimet me shkrim nga kryeministri Albin Kurti.

“Ishim aty për ti thënë sy më sy se ke bërë shkelje ligjore. Madje do të shkojmë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Tema kryesore ka qenë rreth listave të veteranëve që nuk është detyrë e kryeministrit.”, tha ai.

Klinaku ka paralajmëruar sërish protesta në ditën kur Ligji për Pagën Minimale të jetë në shqyrtim të dytë.

I thamë që shkalla e lartë dihet se ka bërë një verifikm dhe ka vendosur pro komisiont

Klinaku tha se nuk do të lejohet që të shkelet mbi vlerat e lavdishme të UÇK-së.