‘Veten dua gjallë’ titullohet kënga e re e Aurela Gaçes

Ka publikuar një këngë të re, shumë të veçantë për të.

Aurela Gaçe gjatë ditës së premte ka lansuar këngën e saj të re për të cilën ka javë që po e paralajmëronte.

Ajo këngën e titulluar ‘Veten e dua gjallë’ e ka të kompletuar edhe nga ana vizuale.

Për muzikën u përkujdesën John Van Ride dhe Aurela Gaçe kurse, për tekstin Rozana Radi.

Këtë këngë Aurela e bëri si thirrje kundër dhunës ndaj grave.