Vetëm tri raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton për tri raste me koronavirus.

MSH ka njoftuar se këto raste pozitive kanë rezultuar nga 64 teste të bëra.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 persona.

Ndërsa numri i rasteve aktive është 67.