Vetëm tri parti kanë aplikuar deri më tani për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje

Sot është afati i fundit për subjektet politike që të aplikojnë për certifikim në zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Deri më tash kanë aplikuar Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Lista Serbe, Partia Balliste e të tjera.

Partive politike në vend, të cilat do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, u kanë mbetur më pak se 6 orë kohë për t’i dorëzuar listat e tyre të kandidatëve për deputetë për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.