Vetëm një rast pozitiv me COVID-19 sot në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor të situatës me COVID-19 në Kosovë.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 104 testime të bëra, vetëm një person ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ndërsa përqindja e infektimeve është 0.96%.

Sipas MSH-së, në po të njëjtën periudhë kohore janë shëruar dy persona.

Ndërsa numri i rasteve aktive është 48.