Ledion Liço sot feston datëlindjen dhe me shumë mundësi do ta kujtojë si një ndër më të veçantat pasi po presin bebushin e dytë në familje.
Ishte bashkëshortja e tij Sara që uroi Ledion që herët në mëngjës me nje dedikim të ëmbël ku shkruante:
“Vite më parë si sot, në datëlindjen e tij, unë takova shpirtin tim binjak. Nuk mund të kisha bashkëshort dhe baba të dy djemve të mi, më të mirë se ty! Të dua. P.S: edhe pse e di që e ke mbyllur Instagramin, e di gjithashtu që mi kontrollon postimet e mia dhe çfarë shkruhet për mua, 24 orë çdo ditë” – ka shkruar Sara duke qeshur për të na treguar se Ledionit do t’i shkojë mesazhi i ëmbël gjithësesi.
Por moderatori ka marrë dhe një urim shumë të veçantë dhe nga kunata e tij Lori Hoxha.
Kjo e fundit ka publikuar në Instastory një foto të papublikuar të tyre, duke mos shkruar urimin e zakonshëm të ditëlindjes, por duke e komentuar foton me një fjalë kaq domethënëse: “Familje”.
Lori dhe Ledioni kanë një marrëdhënie të ngushtë dhe shpesh e kanë treguar edhe përmes komenteve dhe urimeve që i kanë bërë vazhdimisht njëri-tjetrit në rrjetet sociale.










