Divorcet

Vetëm në shtator 130 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Në muajin shtator të këtij viti, janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 396 kurorëzime dhe 130 çifte i dhanë fund martesës së tyre brenda dhe jashtë Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

“Në muajin shtator 2023 janë regjistruar gjithsej 1 396 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 130 raste”, thuhet në njoftimin e ASK-së.