Në pikën e dytë më të rëndësishme të rendit të ditës, për pyetje parlamentare, të pranishëm janë vetëm 4 ministra nga 21 aq sa ka.
Pyetjet parlamentare nga deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë drejt ministrave, por shumica e tyre s’janë aty. Megjithatë, shumë deputetë nuk po e shohin të arsyeshme t’i parashtrojnë pyetjet dhe e cilësojnë të paarsyeshme mungesën e ministrave, e edhe kryeministrit Ramush Haradinaj.
Të pranishëm janë ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ai i Ambientit Fatmir Matoshi, i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe ai i Tregtisë, Endrit Shala.
Molliqaj nga PSD-ja ka faktuar ato të cilat sipas tij, konfirmojnë se Glauk Konjufca nga Vetëvendosja ka qenë pjesëtar i SHIK-ut.
Ka thënë se pjesëtar ka qenë në vitet 2000-2001. Ka shtuar se Konjufca gjithashtu merrte nga 150 marka.
Fadil Lepaja, thotë të ketë bërë përpunimin e të dhënave për SHIK-un me përqendrim në Luginën e Preshevës.
“Glauk Konjufca duhet të të vijë turp, ty të ka humbur kredibiliteti, të gjithë e dinë që ke qenë në SHIK”, tha ai.
“Deklarata ime në këtë salle ka qenë për një periudhë që ka shërbyer si anëtar në SHIK. Viti kur Glauk Konjufca ka shërbyer në SHIK, ka qenë viti 2000-2001 dhe paga ka qenë 150 marka. Arsyeja e largimit të Glaukut nga SHIK ishte paga e ulët. E kam parë që Glauku bashkë me bashkëpunëtorët e tij të parë po hezitojnë të ballafaqohen me të vërtetën. Unë besoj që SHIK ka bërë veprime kriminale, por jo të gjithë. dikush që fshihet nga e kaluara e vetë, është rrezikshëm në politike. Kredibiliteti yt ka rënë sepse në krahun tënd njerëzit tu e dijnë që kjo që po e them është e vërtetë. Tash mundesh me shku te Burdushi e me kalonedhë këtë krizë sikurse krizat tjera”, tha Molliqaj.







