Vetëm gjatë kësaj jave kanë ndodhur 305 aksidente trafiku

Ditët e muajit korrik po konsiderohen si ditët ku numri i aksidenteve është më i lartë se i muajve të tjerë.

Për vetëm një javë, në Kosovë kanë ndodhur fiks 305 aksidente trafiku. Këto statistika tregojnë numrin e lartë të aksidenteve të ndodhura për vetëm një javë.

Ndërsa, dje në Bërnjak të Rahovecit në një aksident humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë mbetën të lënduar, ku sipas raportit të policisë, aksidenti kishte ndodhur si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe tejkalimit të pakujdesshëm.

Sipas disa të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti kanë humbur jetën 40 persona.

Kryesisht si rezultat i faktorit njëri që nuk respekton rregullat e përgjithshme në trafik.

Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon tek qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.

loading…