Vetëm edhe sot mund të aplikoni për rimbursim nga kuponët fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë qytetarët se kanë mundësi të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal edhe sot (31.01.2019) deri në orës 24:00.

Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit.

ATK ka njoftuar se deri në këto momente numri i aplikimeve ka arritur 56,000 qytetarë që ka rritje të interesimit me rreth 4000 qytetarë më shumë se periudha e kaluar.