Janë gati për të përfunduar së numëruari votat me postë. Sipas faqes së KQZ-së, deri më tash janë numëruar 98,91 për qind dhe ka mbetur vetëm edhe një kuti.

Sipas rezultateve të deritashme, VV-ja prin dukshëm me mbi 72 për qind apo 19 mijë e 119 vota. E dyta është LDK-ja me mbi 10 për qind apo 2 mijë e 679 vota. PDK-ja e treta me mbi 9.5 për qind apo 2 mijë e 538 vota, shkruan Ballkani.info.

AAK-ja i ka 3.93 për qind apo 1 mijë e 40 vota.


Votat me postë e kanë rritur VV-në edhe në rezultatin e përgjithshëm, duke e çuar në 50.66 për qind apo 466 mijë e 900 vota. PDK-ja e dyta ka 20.43%, LDK e treta me 13.33 për qind dhe AAK-ja e katërta me 5.52 për qind. /Ballkani.info/