Vetëm dy persona po vuajnë dënimin për korrupsion në Kosovë

Nga 21 persona të arrestuar për korrupsion në Kosovë 19 janë në paraburgim.

Me pranga në duar po i largonin nga vendi i tyre i punës.

Kështu ne shkurt të vitit 2021 në Ministrinë e Bujqësisë u arrestuan 12 persona nën dyshimet për korrupsion në këtë institucion.

Megjithatë ky aksion i Policisë ishte një nga pak aksione që për qëllim kishin arrestimin e personave të dyshuar për korrupsion.

Këtë e tregon edhe numri i personave të arrestuar deri tash për këtë lloj vepre e që është vetëm 21.

E vetëm dy prej tyre janë në vuajtje të dënimit ndersa 19 të tjerë në paraburgim.

Këtë e bën të ditur zv.drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Rasim Selmani.

Selmani shton se nga këta 21 ka edhe nga ata që mbanin pozita shtetërore.

E se Kosova nuk po qëndron aq mirë me luftimin e korrupsionit e thonë edhe organizatat që merrën me monitrimin e korrupsionit në botë.

Kjo pasi që sipas raportit të Transparency International Kosova zë vendin e 104-nga 180 shtete sa ishin në këtë raport.

Ndërkaq nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thonë se nuk ka zyrtarë të lartë shtetëror  që po vuajnë dënimin për korrupsion.

Miftaraj tregon edhe disa arsye se pse personat e korruptuar sipas tij nuk  janë prapa grilave.

Ndërkohë vepra penale që shënon numrin e personave më të madh në Institucionet Korrektuese  të Kosovës rreth 300 është vrasje apo vrasje e rëndë.