Vetëm 46 deputetë paraqiten në Kuvend për rastin e të miturës në Drenas

Kuvendi i Kosovës po mbanë një seancë të jashtëzakonshme lidhur me rastin e fundit të raportuar të abuzimit seksual të një vajze në Komunën e Drenasit.

Kjo seancë ishte paraparë të fillonte në orën 12:00 dhe u vonua për rreth një orë.

Në seancë janë të pranishëm vetëm 46 deputetë.

Opozita ka kërkuar që të pranishëm të jenë kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ai i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Aktualisht në sallë është i pranishëm vetëm ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Seanca, e cila është caktuar të nisë në orën 12:00, është thirrur me kërkesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe subjektit Alternativa.

Në emër të propozuesit, Fatmire Kollçaku, ka thënë se për shkak të dështimit të institucioneve, kanë kërkuar këtë debat.

Kollçaku tha se abuzuesit ishin ata që fëmija do të duhej të kishin më së shumti besim.

“Abuzimi filloi në shkollë dhe krimi vazhdoi në polici, duke vazhduar krimi dhe dhunini. Ndërsa, kur ndodhi abuzimi i tretë në një institucion provat që nuk kishte licencë dhe nuk kishte kushte për adaptim”, ka thënë ajo, duke shtuar se ka shkelje në të tri nivelet”, tha ajo.

Ajo tha se janë detyruar të thërrasin këtë seancë sepse nuk kishin informacione zyrtare nga Qeveria.