Vetëm 20% e grave janë të punësuara, kërkohet qasje e barabartë

Vetëm 20 për qind e grave janë të punësuara në tregun e punës në vend.

Por në sektorët specifik papunësia ka karakter strukturor, oferta nuk i përgjigjet kërkesës, u tha në tryezë me temën “Punësimi i rinisë dhe grave” organizuar nga Fondacioni “Jahjaga”,

Në këtë tubim Florie Xhemajli menaxhere e projektit “Rrugëtimi drejt punësimit”, tha se në Kosovë ka mungesë të vendeve të punës mirëpo edhe ato vende që janë sipas saj, nuk plotësojnë kushtet ligjore.

“ Në sistemin arsimor në Kosovë për një kohë të gjatë janë prodhuar kuadro pa asistencë dhe që nuk përkojnë me tregun e punës”. “Mungesa e punësimit nuk është vetëm krizë momentale, por është edhe implikim i të ardhmes në sferën ekonomike dhe sociale” tha Xhemajli.

Alban Hashani, drejt ekzekutiv i Institutit “Riinvest” tha se vetëm 20% të grave janë të punësuara në Kosovë dhe që sipas tij, një shifër e tillë është e domosdoshme të lëvizet. “Nëse them që papunësia në Kosovë është problemi më i madh, nuk them diçka të re” shtoi Hashani.

/Ballkan.info